Kanabis në banesë, kapet 36-vjeçari organizator dhe 6 punonjëset e tij

Gjatë një aksioni në Shkodër, Policia ka gjetur në një banesë 12 kg kanabis dhe municion luftarak. Në pranga ka rënë organizatori dhe 6 punonjësit e tij. ”Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në këtë fushë”.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”, zbulohet një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje lënda narkotike kanabis. Sekuestrohen 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh. Kapet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Vihen në pranga dhe 6 shtetase të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në këtë fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z., 22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër. Gjatë operacionit, është kryer kontroll në banesën e shtetasit R. M. (organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?