Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV: Do ta riparojmë tubacionin kryesor deri në darkë

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Agjencia e UKV-së njofton se po punohet për zgjidhjen e situatës dhe se pritet që sot, në orën 17:00, të mbërrijnë materialet e porositura nga Stambolli dhe Italia për rregullimin e linjës së tubacionit.

Ka ndodhur në mesnatë, më datë 25, dhe atë natë është bërë verifikimi, por për shkak të terrenit u vendos që ndërhyrja të bëhej të nesërmen. Janë vendosur dy pajisje që u mendua se do zgjidhnin situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pajisjet e ndërrimit janë specifike; janë tentuar dy herë, por tentativat kanë dështuar. Materialet do të mbërrijnë, me ndihmën e Zotit, në orën 5 nga Stambolli dhe Italia, dhe do të bëhet ndërhyrja sonte. Do të bëjmë një përditësim më vonë dhe do të lajmërojmë qytetarët. Problemi ishte te tubacioni i linjës kryesore. Materialet janë specifike, i kemi gjetur, do të vijnë sonte dhe, me ndihmën e Zotit, do ta përfundojmë deri në darkë”, deklaroi UKV.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?