Kë*cënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër këtë të premte dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjovalin Shkambin, i cili deklaroi se do të vrasin edhe gjyqtarë të tjerë nëse dënohet nipi i tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.

”Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën, se ia kemi blerë shtetit! Ai gjyqtar që do ta dënojë ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. S’na përdhunon kush”,-tha ai në një intervistë televizive. Më herët gjatë ditës, familja e Gjovalin Shkambit kishte kërkuar publikisht ndjesë për deklaratat e tij.

‘E nisim këtë mesazh duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes së gjyqtarit të ndjerë! Shprehim keqardhje të thellë për gjithë situatën e krijuar pas deklaratave të babait tonë. Kërkojmë publikisht ndjesë për fjalët e thëna prej tij, të cilat, siç ka pranuar edhe vetë, janë shprehur në një moment gjaknxehtësie dhe tronditjeje të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?