KLSH: Dyert e shkollave shpesh mbyllen për fëmijët me aftësi të kufizuara

Dyert e shkollave shqiptare shpesh mbyllen për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në këtë përfundim del Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin “Sistemi arsimor para-universitar për fëmijët me aftësi të kufizuara”.

“Nëse unë çoj një nxënës që përdor karrocën, unë duhet të kem tualete të përshtatshme dhe të kem ujin e ngrohtë, duhet të kem një rampë që është gjëja më e thjeshtë”,- Zela Koka, kryetare e shoqatës MEDPAK.

“Problem tjetër te mësuesi ndihmëS qëndron te ajo që thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Që ASAP nuk ka bërë dhe nuk ka hedhur asnjë buxhet për trajnimin e mësuesve ndihmës. Kjo bën që ata të jenë të patrajnuar, duke mos ditur se si të trajtojnë klasën kur brenda ka një fëmijë me aftësi të kufizuar”, shton Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moslejimin e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar në arsim, sipas KLSH, kontribut ka edhe niveli i financimit që, ndonëse me rritje nga viti në vit, vijon të jetë larg të qënit i mjaftueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?