Kokaina në Fier, Çervenaku kapet në përgjime. U tentua edhe grabitja e mallit

Si erdhi nga Kolumbia në Shqipëri ngarkesa prej 430 kg kokainë të tretur? Në muajin nëntor, persona të paidentifikuar tentuan të sulmojnë banesën në Fier, që do të përshtatej si laborator me vetëm një qëllim, të grabisnin mallin.

Dikush kishte dëmtuar bravën e portës dhe se si reagim familja Çervanaku u përgjigj duke qëlluar në ajër me armë, si një mënyrë për t’i njoftuar të panjohurit se ishin të armatosur. Ka dyshime se bota e krimit në qytetin e Fierit ishte informuar për ngarkesën dhe se anëtarët kishin nisur diskutimet për tregun e jashtëm, përpara se të niste procesi i nxjerrjes së kokainës.

Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, bëhet me dije nga përgjimet po përgatitej për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur pleh i mirë nga Kolumbia.

Marrë nga /Top Channel/

SHKARKO APP