Kokaina në Fier. Një vëlla e porositi, kurse tjetri e mbajti në shtëpi
Në Fier u zbulua një laborator kokaine. Zenel Çervanaku është porositësi i plehut ku ishte e fshehur kokaina. Lënda narkotike u magazinua në shtëpinë e vëllait të tij, Viktor Çervanakut.
Të dy vëllezërit kanë rënë në pranga dhe bashkë me ta dhe tetë shtetas të tjerë të përshirë në këtë veprimtari të paligjshme. SPAK-u tregoi se porosia ishte bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik u gjendën plot 430 kg kokainë, vlera e të cilave kapte shifrën e 40 mln eurove.
Po ashtu Prokuroria tha se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë dhe porositësi ishte shqiptar. Deri më tani janë 10 të arrestuar, ndërsa autoritetet po punojnë me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët e tjerë jashtë territorit të Shqipërisë.