Konflikti për lopën mes bashkëfshatarëve, mund të shkaktonte një tragjedi

Sherri për lopën që kishte hyrë për kullotë, mund të shkaktonte një tragjedi. Rasim Tafa mbeti i plagosur këtë mbrëmje pas një konflikti të çastit me bashkëfshatarin e tij në fshatin Gjormë të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur 41-vjeçari Met Lika mori armën e zjarrit dhe plagosi 53-vjeçari.

Tafa u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Vetëm pak minuta pas plagosjes, policia kapi autorin që u shoqërua në komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme procedurale.

Mund të themi se kjo është ngjarje e përsëritur pasi një ditë më parë u regjistruan të shtëna me armë zjarri pas mesnate në Laç. Për pasojë mbeti i plagosur Besim Zeneli, 60 vjeç, i cili ka qenë në dyqanin e tij, kur është qëlluar me armë zjarri drejt tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?