”Kushtetuesja “ngrin” Tiranën”, Mentor Kikia tregon kur do të kemi zgjedhje
Gazetari Mentor Kikia komenton ankimimin nga Erion Veliaj mbi shkarkimin e tij nga detyra. Kikia u shpreh se çështja “Veliaj” tashmë ka dy dimensione, dimensionin politik dhe atë penal. Ai u shpreh se ankimimi në GJK ndalon procesin e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se është pikërisht ky ankimim që do përcaktojë se kur do të nisë procesi.
”Deri tani çështja është penale dhe e ngarkuar maksimalisht me dozën politike për shkak të konspiracionit nëse ishte e inskenuar politikisht, nxitur kjo edhe nga deklarata që Velija hidhte herë pas herë. Tashmë ka 2 dimensione, dimensionin penal dhe atë politik. Ky i fundit është në tavolinë me shkarkimin e tij dhe nxitimin e Ramës për të shpallur kandidatin për të caktuar drejtuesin e fushatës dhe shtabin.
PS ka nisur dhe fushatën dhe gjithkush ishte gati të vinte bast që Veliaj nuk do të ankimonte pasi të gjithë e dinë që ankimimi në Kushtetuese ndalon procesin e zgjedhjeve. Dimensioni politik është hedhur tashmë në tryezë dhe pavarësisht parashikimeve që Veliaj po bën llogaritë të zgjedhë humbjen më të vogël, për mua nuk është çështje sfide por shkarkimi i tij është çështje politike pasi ankimimi i tij do të përcaktojë kohën kur do të mbahen zgjedhjet. GJK është në koherencë dhe me rëndësinë e çështjes”.
KOHA JONË SONDAZH

