Masakra në Klos, Hoxha: 17-vjeçari ishte i gjallë, por Fiqiriu u kthye për herë të dytë dhe e la të vdekur

Masakra në Klos ka tronditur mbarë Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha tha se vrasësi, Fiqiri Mjeshtri, ishte kthyer nga Anglia posaçërisht për të zgjidhur problemin e vajzës së tij dhe përfundoi duke vrarë dy persona, duke plagosur dy të tjerë dhe më pas duke vrarë edhe veten.

Hoxha tha se Mjeshtri fillimisht e kishte plagosur 17-vjeçarin Kenado Shira, por më pas është rikthyer duke e qëlluar sërish dhe duke e vrarë.

”Djali 17-vjeçar ka qenë gjallë dhe e ka goditur për herë të dytë. Ai është rikthyer dhe e ka vrarë. Ky konflikt i familjeve nuk është adresuar të zgjidhet me policinë, por kanë tentuar ta zgjidhin vetë. Babai i vajzës ka gjetur këtë “zgjidhje”. Më pas ka zgjedhur ti japë fund edhe jetës së tij”.- tha gazetari.

SHKARKO APP