Masakra në Lushnje, Apeli i GJKKO jep burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
Këtë të hënë, Apeli i GJKKO ka dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017.
Apeli ka rikonfimuar kështu dënimin maksimal për 2 të akuzuarit. Apeli GJKKO i ka dënuar me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, duke ndryshuar kështu vendimin e shkallës së parë që pushoi çështjen.
Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Bilbili dhe Kaloshi akuzohen për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prishja e qetësisë publike”.