Maskra në Fushë-Krujë/ Njëri prej tyre tentoi të largohej, por autorët u kthyen për ta vrarë

Detaje të reja mësohen nga atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Viktima kanë mbetur shoferi i një automjeti dhe dy pasagjerë. Autorët i kanë dalë para automjetit dhe kanë zbrazur armët.

Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi, pasagjeri në vendin e parë si dhe një pasagjer që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Në momentin e atentatit, personi që ishte në sediljen e pasme ka dalë nga automjeti dhe tentoi të largohej me vrap.

Autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë. Pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë. Tre personat që ranë pre e atentatit mësohet se po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Mamurrasit.

SHKARKO APP