Mbërriti pa shenja jete në spital, dyshohet se 4-vjeçari në Vlorë pësoi reaksion nga mjalti

Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një i mitur përfundoi pa shenja jetë në spital. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ku dyshohet se ka pësuar reaksion pas konsumimit të mjaltit.

Familja e 4-vjeçarit jeton në Palasë, por i mituri nuk është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe u dërgua me makinë private nga të afërmit në Spitalin Rajonal Vlorë.

Policia bën të ditur se 4-vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete dhe nga këqyra paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht dyshimeve të ngritura, priten ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13667 (67.6%)
Jo 6556 (32.4%)

Vota totale: 20223