Ministri Peleshi në Gjermani: Paketë tjetër donacionesh nga Shqipëria për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u zhvillua në Bazën Ajrore në Ramstein, Gjermani më 20 janar 2023. Ky ishte takimi i tetë i ministrave dhe shefave të shtabit të mbi 50 vendeve të botës si dhe të Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, Peleshi vlerësoi popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar si dhe lidershipin e qeverisë, teksa po mbushet një vit që nga nisja e luftës. Ministri i shprehu ngushëllime ministrit ukrainas për jetët e humbura nga sulmet e fundit ruse ndaj popullit ukrainas. Ministri përmendi kontributin që Shqipëria ka ofruar për Ukrainën, ndërsa njoftoi përgatitjen e një pakete tjetër të konsiderueshme mbështetje.

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

SHKARKO APP