Mish dhe bulmet në kushte të papërshtatshme, AKU dhe Policia zbulojnë tregun informal në Milot

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer një aksion në tregun informal të Milotit, ku janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve higjeno-sanitare.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mishi dhe produktesh bulmeti, të cilat tregtoheshin në mënyrë të paligjshme, të ekspozuara në baltë dhe pa asnjë standard sigurie ushqimore, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Tregu i Milotit, i cili funksionon kryesisht ditëve të dielë, konsiderohet një vend grumbullimi i paligjshëm, pasi nuk plotëson kriteret ligjore dhe higjeno-sanitare të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore dhe paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje ligjore

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?