Moti bën kthesën e madhe për nesër
Moti bën kthesën e madhe për nesër
E diela e parë e shtatorit nuk parashikohet një ditë e mirë për plazh.
Jugu dhe juglindja e Shqipërisë nga shërbimi “Meteoalb” parashikohet të përfshihen nga reshjet. Me shi pritet të nisë edhe java e ardhshme në disa zona të vendit.
Ndërkohë vlerat e termometrit parashikohet të bien me dy gradë celcius.
Mesditën e së dielës problematike parashikohet edhe era e cila sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të sjellë det të trazuar.