Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë

Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit. Lundrimi detar i këtyre mjeteve do të pezullohet për rreth 5 ditë. Duke nisur nga 2 Janari deri më 7 Janar.

Në qytet pritet një përkeqësim i kushteve hidro-meterologjike dhe për këtë arsye është pezulluar lundrimi. Shkak për pezullimin e lundrimit është era e fortë bregdetare me drejtim jug jugperëndim e cila kap shpejtësinë 15 metër për sekondë duke shkaktuar dallgë deri në 1.5 metër lartësi dhe duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.

Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin do të vijojë lundrimet në normalitet të plotë pasi përballon një forcë më të madhe deti. Ndërkohë që administratorët e mjeteve lundruese kanë nisur sigurimin, lidhjen e këtyre mjeteve në bregdet për të shmangur përplasjen e tyre dhe dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata pritet të përmirësohet pas orës 06:00 të mëngjesit të datës 7 Janar kohë kur këto mjete do të lejohen të dalin në det për lundrim apo peshkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?