Nazarko: Shqipëria në ethet e “Big Brother”, pres reagimin e Ramës për çështjen ”McGonigal”
Për dosjen “McGonigal”, e cila ka trazuar ujërat e politikës në vend, analisti Shpëtim Nazarko, thotë se nuk mund të analizojë diçka të tillë pa parë reagimin dhe fjalimin e kryeministrit Rama. Për të nëse vërtetohet se këto para nuk janë histori të dy njerëzve që kanë bërë biznes për vite të tëra, atëherë kjo histori mbetet aty dhe se komponenti që lidhet me ne është origjina e këtyre parave dhe roli i kryeministrit në këtë histori.
“Shqipëria është përfshirë në ethet e “Big Brother”. Janë përhapur shumë historira të tilla në vende të tjera ku një shqiptar që arrin të korruptojë shërbimin më të sofistikuar të botës dhe çdo shtet e paraqet në favor të vet, por ne kemi hallin tonë dhe unë si gazetar investigativ nuk do guxoja të bëja analizë serioze pa dëgjuar reagimin dhe fjalimin e Ramës sepse besoj se fjalët e tij do të jenë serioze të paktën se si do e analizojë ai situatën.
Ajo që mund ta përmbledh është kjo siç mund të mendohet në largësi sepse përfundime një gazetari investigativ nuk i lejohet, por nëse vërtetohet se këto para nuk janë histori të dy njerëzve që kanë bërë biznes për vite të tëra atëherë kjo histori mbetet aty. Komponenti që lidhet me ne është origjina e këtyre parave dhe roli i kryeministrit në këtë histori. Rama duhet të interesohet për këtë histori”,-thotë analisti.