Ndryshimet në Kodin Rrugor, ekspertët: Në akset e reja shpejtësia të shkojë deri në 130 km/h

Propozimet për ndryshime të Kodit Rrugor, për ekspertët duhet që të shoqërohen edhe me sinjalistikën e duhur rrugore. Gëzim Hoxha thotë se në Shqipëri ka segmente të caktuara, kryesisht në akset e reja rrugore si Fier-Vlorë, apo Tiranë-Elbasan të cilat përmbushin standardet për lëvizjen deri në 130 km në orë.

“Ne kemi segmente të caktuara që plotësojnë kriteret e autostradës. Rruga Tiranë-Elbasan, ka disa segmente që e ka dhe ka edhe sinjalistikën të vendosur me 110 km/orë dhe aty mund të ecet edhe me 130. Kjo duhet harmonizuar edhe me sinjalistikën rrugore. Duhen tabelat, duhen sinjalistikat. Duhet të çohen në standardin e duhur të gjitha akset rrugore dhe të gjithë elementët e tjerë të sinjalistikës”,-thotë Hoxha

Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend, përveç rritjes së shpejtësisë është propozuar edhe për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamatëvonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?