Në 3 minuta, 4 vrasës sulmuan Preçin dhe Brahimin me 103 plumba
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit ka ndodhur për 3 minuta nga 4 vrasës me pagesë. Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm të dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit.
Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër pasi dogjën makinën që përdorën në attentat në fshatin Gramëz në Krujë. Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por grupi hetimor ka arritur në përfundimin se 103 plumbat që përdorën autorët nuk kanë qenë blindshpues dhe nuk depërtuan brenda makinës.
I riu Preçi u qëllua i pari. Edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat.