Në pranga 15-vjeçari, abuzoi seksualisht me një vajzë 12-vjeçe

Një i mitur 15-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 12-vjeçare. Referuar informacioneve të policisë, ndaj 15-vjeçarit është ekzekutuar urdhër-arresti pas denoncimit të bërë në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP