Nga Vlorë në Doha, javë e ngjeshur aktivitetesh për Kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ndau fotoalbumin e javës, duke përfshirë momente të rëndësishme në plan kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Në Tiranë, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për zbatimin e Planit të Rritjes, një kornizë kyçe për përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe rregullator me Tregun Unik të Bashkimit Europian. Takimi i zhvilluar më 21 nëntor theksoi vullnetin e palëkundur të vendeve të rajonit për të avancuar reformat dhe për të forcuar bashkëpunimin me BE-në.

Shqipëria kremtoi 113-vjetorin e Pavarësisë me një ceremoni shtetërore në Vlorë, ku ngritja e Flamurit Kombëtar dhe homazhet në nder të Ismail Qemalit rikthyen në qendër të vëmendjes rrugëtimin historik të shtetit shqiptar. Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule në monumentin e themeluesit të shtetit modern, duke nderuar përkushtimin dhe vizionin e rilindësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po këtë javë, u përkujtua edhe 81-vjetori i Çlirimit të Atdheut. Në Varrezat e Dëshmorëve, ceremonia zyrtare u shoqërua me homazhet e krerëve të shtetit, ku kryeministri Rama u përul me respekt para Monumentit “Nënë Shqipëri”, duke theksuar mirënjohjen e përjetshme ndaj atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Tiranë u çel edhe ekspozita “Besa” në “Bunk’Art 2”, një dëshmi e solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve ndaj popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Rama vlerësoi rolin e familjeve shqiptare që strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë në një nga epokat më të errëta të njerëzimit.

Në Doha, Katar, kryeministri Rama zhvilloi vizita zyrtare dhe takime të nivelit të lartë, përfshirë biseda me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Diskutimet u fokusuan te projektet e rëndësishme për Shqipërinë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë kuadër, u zhvillua edhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, ku u diskutua mundësia e vendosjes së një linie direkte ajrore mes Katarit dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?