Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjë, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në një nga mjetet, tip “Benz”, udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëmtime të lehta materiale.

Për rreth 30 minuta, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për shkak të pasojave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?