Nuk ka qetësi në Shkodër, plagosje me armë zjarri

Shkodra nuk ka qetësi. Pas vrasjeve të fundit që tronditën vendin, këtë mbrëmje është regjistruar një sherr. Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në zonën e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ndërkohë që i plagosuri është paraqitur në spitalin rajonal.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit ndërkohë që raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks dhe po punon për gjetjen e autorëve.

SHKARKO APP