Nuk ndalojnë aksidentet, përplasen tre automjete në Lezhë

Viti 2023 ka nisur me aksidente tragjike, ku ka edhe humbje jete. Tre automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të enjteje në Lezhë, pranë një pike karburanti. Përplasja ndodhi për shkak të mos respektimit të distancës mes automjeteve lëvizëse. Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme materiale.

SHKARKO APP