PD-ambasadorëve: Mjaft nëpër tribuna luksi, por vizitoni burgjet! Enver Sheshi vdiq në mënyrë të dyshimtë
Grupi i PD-së që është me Sali Berishës, ka ngritur shqetësime për situatën në burgje. Sipas Bislim Ahmetaj, burgu 313 është pa ngrohje dhe u bën një trajtim çnjerëzor të burgosurve, ndërsa ka hedhur sërish akuza se Enver Sheshi i akuzuar për aferën e inceneratorëve ka vdekur në mënyrë të dyshimtë.
”I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak, kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.
Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 gradë? Kush ka urdhëruar për këtë torturë fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?
Edi dhe Ulsi, ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr. Për mbyllje kam një lutje për ambasadoren e SHBA-ve, për ambasadoren e BE, për Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësin e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, sic vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92”,-tha Ahmetaj.