Përmbytjet në Kosovë, ushtria shqiptare gati të ndërhyjë nëse situata përkeqësohet

Forcat e Armatosura shqiptare dhe mjete të ushtrisë janë vendosur në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

Kryeministri Rama shkruan:“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”.

Por edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se forcat tona janë të gatshme të ndërhyjnë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, shkruan Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?