Preç Zogaj: 21 janari, truku shihet, por nuk është

NGA PREÇ ZOGAJ

Vrasjet ndodhën pak pas orës 16:00, gjatë shpërndarjes së demonstratës përpara Kryeministrisë. Tre demonstrues humbën jetën menjëherë: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa i katërti, Aleks Nika, vdiq dy javë më vonë në një spital në Stamboll.

Vrasja e Ziver Veizit u filmua nga kamerat e televizionit News 24. Gardisti që qëlloi pozicionohej pranë një parvazi të bodrumit të Kryeministrisë. Hekuran Deda u qëllua disa metra më tutje pranë podiumit të televizionit ABC. Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u qëlluan në anën tjetër të bulevardit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet, përfshirë ekspertizën e FBI-së, treguan se pjesëtarë të Gardës qëlluan mbi 40 herë dhe komandanti i Gardës kishte ndryshuar tytën e armës për të fshehur origjinën e plumbave. Shenja plumbash u gjetën në kangjella dhe në derën kryesore të Kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngjarjes, disa pamje filmike u fshinë nga serveri i Kryeministrisë, ndërsa urdhra ndalimi për gjashtë oficerë të Gardës nuk u ekzekutuan, duke i dhënë kohë autorëve të prishnin provat.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë, Policisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe komisionit hetimor parlamentar nuk gjetën prova që protestuesit të kishin kërcënuar jetën e Kryeministrit. Pretendimet për armë, eksplozivë ose grupe të organizuara rezultuan të pavërteta.

Pas shumë viteve, më 14 nëntor 2023, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e konsideroi 21 janarin krim shtetëror, ndërsa më 14 mars 2024, Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK-un të marrë çështjen në dorë. Më 14 korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes së së vërtetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?