Preç Zogaj: “Oborri i shtëpisë amerikane” shtrihet edhe në Shqipëri

Nga Preç Zogaj

Maduro, kreu i narkoshtetit të Venezuelës, do ta meritonte largimin me forcë nga pushteti vetëm për mënyrën se si e ka marrë dhe mbajtur atë përmes zgjedhjeve farsë, të panjohura nga asnjë vend demokratik.

Me forcë e me revoltë, qytetarët e lirë të Venezuelës e kanë provuar disa herë të rrëzojnë regjimin, por protestat janë shtypur pamëshirshëm nga policia, ushtria dhe bandat e narkoshtetit. Në këto rrethana, sipas analistit Preç Zogaj, ndërhyrja e një superfuqie demokratike si SHBA bëhet e pashmangshme, veçanërisht kur Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur nga flukset e kokainës me origjinë nga Venezuela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi i mesnatës së 2 dhjetorit, që çoi në arrestimin e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij në dhomën e gjumit, ka hapur debat të gjerë ndërkombëtar. Rusia, Kina dhe Irani e kanë denoncuar ndërhyrjen si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, Italia, aleate e SHBA në NATO, e ka kundërshtuar në parim përmbysjen e tiranëve me ndërhyrje ushtarake, por e ka konsideruar të ligjshme çdo veprim mbrojtës ndaj sulmeve hibride nga shtete që ushqejnë narkotrafikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Zogajt, arsyeja reale e ndërhyrjes nuk janë vetëm zgjedhjet e manipuluara, por përdorimi i drogës me organizim shtetëror si armë ndaj SHBA. Venezuela, thotë ai, është shndërruar në avanpost të Rusisë dhe Kinës për destabilizimin e demokracisë amerikane.

Në këtë kuadër, koncepti amerikan i “oborrit të shtëpisë” nuk kufizohet më vetëm në Amerikën Latine, por shtrihet edhe në Europë, veçanërisht në Shqipëri. Ai thekson se SHBA ishte e para që denoncoi pandëshkueshmërinë e elitave politike në Tiranë dhe bashkautorja kryesore e reformës në drejtësi.

Zogaj nënvizon se ligji i dhjetorit i Kongresit Amerikan do të nisë të zbatohet edhe në Shqipëri, duke forcuar rolin e SPAK, BKH dhe GJKKO kundër korrupsionit të lartë, krimit të organizuar dhe ndërhyrjeve të huaja. Sipas tij, priten shpallje të reja “non grata”.

“Në horizont janë ditë të mira për shqiptarët dhe ditë të këqija për kastën e pandëshkueshme”, përfundon Zogaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?