Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Gjatë dëshmisë së tij, Proda theksoi se veprimet e policisë janë kryer brenda kuadrit ligjor, duke sqaruar se përdorimi i forcës ndodh vetëm kur i ndaluari kundërshton urdhrin e policisë.

“Policia nuk ka shkelur ligjin. Përdorimi i forcës bëhet kur ka rezistencë. I takon personit të sillet në përputhje me detyrën që ka mbajtur. Do të ishte në nderin e tij të sillet sipas detyrës që ka ushtruar,” deklaroi Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se forca përdoret vetëm kur është e domosdoshme, duke respektuar protokollet dhe të drejtat e personit të ndaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e tij u bë gjatë diskutimeve për procedurat e ndjekura nga Policia në rastin e ish-presidentit, ku u theksua rëndësia e respektimit të ligjit dhe procedurave administrative në çdo rast të arrestimit.

Komisioni për Çështjet e Brendshme vijoi shqyrtimin e të gjitha elementeve që lidhen me veprimet e policisë dhe respektimin e të drejtave të individëve, në një proces që synon qartësi dhe transparencë për publikun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?