Qendra e të moshuarve përfshihet nga flakët, një e lënduar niset drejt QSUT

Një e moshuar është lënduar nga zjarri në qendrën e të moshuarve në Kavajë. Policia njofton se e moshuara është lënduar lehtë, ndërsa zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër. Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?