Rama: Kufijtë hapen ndryshe, marrëveshje për 16 pika të reja që shpejtojnë ekonominë e rajonit

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është arritur dakordësia me Bashkimin Europian për ngritjen e 11 pikëkalimeve të reja kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe 5 pikëkalimesh të tjera në kuadër të CEFTA-s.

Gjatë punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, Rama tha se kjo marrëveshje synon të ulë kostot, të rrisë lëvizjen e mallrave dhe konkurrueshmërinë ekonomike.

“Kufijtë ballkanikë herë lëvizin, herë flenë, herë meditojnë, por këto ditë duhet të marrin fund. Me marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, hapet rruga për financim dhe ekspertizë,” u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë që qarkullojnë më shpejt, kosto më të ulëta logistike dhe rritje të efikasitetit të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një kamion i vonuar është PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është ekonomi që lëviz shpejt – shumë e thjeshtë,” shtoi ai.

Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, projekt i realizuar.

Rama theksoi edhe zbatimin e projektit “Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor”, duke e cilësuar një shembull të prekshëm të integrimit.

Sa i përket reformave, Rama deklaroi se janë ndërmarrë 618 hapa drejt standardeve europiane, përfshirë: Financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital dhe klimën e biznesit

“614 milionë euro janë tashmë të lëvruara, 251 reforma janë në proces, dhe 88% e hapave janë zbatuar aktivisht. Janë reforma të lodhshme e të mërzitshme në letër, por transformuese në realitet,” nënvizoi kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?