Rama uron kryebashkiakët e rinj: “Pesë fitore, pesë arsye për të falënderuar qytetarët”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka uruar sot kryebashkiakët e rinj të zgjedhur në Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, pas fitores së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Në një reagim publik, Rama falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se rezultati është domethënës, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme.

“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama vlerësoi veçanërisht zgjedhjen e Brunilda Mersinit si kryetare e re e bashkisë Vlorë, duke theksuar se ajo është gruaja e parë që merr drejtimin e këtij qyteti bregdetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër moment i veçantë ishte vlerësimi për kandidatin fitues në Berat, Ervin Ceca, i cili sipas Ramës ka arritur një rezultat mbresëlënës:

“Ervini i dytë i Beratit, me mbi 83% të votave dhe 13.049 vota, nga 15.454 të PS në 11 maj, ka arritur një rezultat mbresëlënës.”

“Të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, theksoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?