Reshjet e dendura, situata drejt normalizimit në Shkodër

Pas reshjeve intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e mbrojtjes civile,  në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse,  po ndjekin nga afër situatën në të gjithë territorin e vendit.

Sipas ministrit të Mbrojtjes,  Pirro Vengu, qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë. Që prej mëngjesit të sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren,  veçanërisht në bashkinë Vau Dejës,  ku situata është drejt stabilizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit,  po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Ndërkohë,  në bashkinë Fushë Arrëz dhe njësinë administrative Gur i Zi,  po punohet për pastrimin e inerteve në akset rrugore ku ka pasur rënie gurësh,  me qëllim garantimin e qarkullimit normal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Vengu theksoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,  Forcat e Armatosura,  si dhe strukturat e emergjencave civile të bashkive dhe institucioneve përkatëse,  janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?