Reshjet intensive shkaktojnë dëme në Pogradec. Rrëshqitje dherash dhe ura e Vërdovës e dëmtuar

Reshjet intensive dhe prurjet e shumta gjatë natës kanë krijuar situatë të vështirë në bashkinë e Pogradecit.

Në një postim në rrjetet sociale, bashkia bëri me dije se ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës pranë lumenjve Vërdovë dhe Buçimas për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përkeqësime të mëtejshme.

Si pasojë e prurjeve të shumta, është dëmtuar ura mbi lumin e Vërdovës, ndërsa uji ka depërtuar në një banesë, ku po vijon puna për pastrimin. Gjithashtu, janë evidentuar rrëshqitje dherash në zonat Çerravë, Dardhas dhe Proptisht, ku po punohet për normalizimin e qarkullimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonat Rëmenj dhe Guras, ekipet kanë ndërhyrë për largimin e ujit nga disa banesa, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia thekson se, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar dhe se ekipet mbeten në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast emergjent që mund të raportojnë banorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?