Rrëzimi i avionit në Vermosh dhe pista e kanabisit, piloti dhe pasagjeri nuk kanë pranuar ndihmë

Këtë të hënë, një avion Piper u rrëzua në Vermosh. Kryeplaku i fshatit, Prek Vata, thotë se avioni është ulur në zonë rreth orës 08:30-09:00.

“Pas rreth 30 minutash është ngritur sërish dhe përsëri ka pësuar defekt dhe ka rënë në një parcelë aty pranë. Më pas, ka ardhur një makinë e i ka marrë. Duket se kanë njoftuar ndonjë person të njohur të vetin, dhe i ka marrë”, tha Vata për ”A2cnn”.

Po ashtu i tregoi se brenda në avion nuk është gjetur asgjë. “Avioni është i dëmtuar, por brenda tij nuk ka pasur gjë brenda. Kur njerëzit kanë tentuar t’u japin ndihmë u kanë thënë “mos u afroni”. Nuk kanë pranuar të marrin ndihmë”.

SHKARKO APP