Sera me kanabis në Berat, lihen në burg 11 të arrestuarit
Gjykata e Beratit ka lënë në burg 11 të arrestuarit për rastin e serës me kanabis në fshatin Rërëz, bashkia Dimal. Mes të arrestuarve janë edhe dy gra, nënë e bijë. Vendimi ka qenë i përbashkët për të 11 të arrestuarit.
Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, si edhe për trafik lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim. 700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.
Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.
2 pistoleta dhe një kallashnikov, në pronësi të të arrestuarve B. Xh., H. D. dhe J. U., 4 makina dhe shumë aparate celularë u sekuestruan përveç lëndës narkotike.