Shkrumbohet gjatë natës furgoni në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një mjet tip furgon është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.

Mjeti i cili ishte parkuar në afërsi të banesës u dogj rreth orës 03:00.

Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë në mjetin e R. Torollarit është i qëllimshëm, por ende nuk dihen autorët apo rrethanat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para policisë, Torollari ka deklaruar që nuk ka konfklikte me askënd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?