Shpërthim në Lushnjë në festën e Vitit të Ri, dëmtohen dy makina
Panik në natën e mbërrimit të viteve. Dy makina janë dëmtuar si pasojë e një shpërhtimi në Lushnjë, njoftoi policia lokale. Sipas autoriteteve, rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.