Shpërthim te Komuna e Parisit në Tiranë
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë, në një parukeri në pronësi të një personi nga Kukësi, pranë kompleksit “Kikia 2”.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer pranë biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla.
Njoftimi i Policisë
Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.