Shqipëria në kaos nga përmbytjet, Dervishi: Si shtet nuk dimë çfarë është parandalimi

Situata në Shqipëri është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura, ndërsa të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren dhe në gatishmëri të plotë. Gazetari Ferdinand Dervishi komenton situatën, duke theksuar se përmbytjet shpesh ndodhin për shkak të mungesës së masave parandaluese.

Ai u ndal te rasti i përmbytjes së Velierës së Durrësit, një investim prej 10 milionë eurosh, për të cilin, sipas tij, nuk është marrë asnjë masë për drenazhimin dhe mbrojtjen nga ujërat.

”Si shtet nuk dimë çfarë është parandalimi. Shembulli më i qartë është Veliera e Durrësit, 10 milionë euro, dhe çdo gjë që bënim, qyteti përsëri përmbytej. Vepra 10 milionë euro dhe nuk i bëhet drenazhimi. Pse kujtohemi vetëm kur jemi të varur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet nevoja urgjente për të planifikuar dhe zbatuar masa parandaluese, për të shmangur dëmet e përsëritura nga përmbytjet në qytetet shqiptare”,- tha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?