Shqyrtohen pamjet filmike të vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi i 4 videove filmike që prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen. Sakaq në seancën e radhës e parashikuar për tu mbajtur me 22 dhjetor do të nisë marrja e dëshmive ku në total thuhet se do të dëshmojnë plot 59 dëshmitarë.

Në ndryshim nga disa seanca të mëparshme në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetë Arbër Paplekaj, i cili gjithashtu ka pasur mundësi të shohë edhe pamjet filmike të siguruara nga organi i akuzës.

Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”. Ai rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Në përfundim të seancës së sotme asnjë nga palët nuk u prononcua për kamerat, avokatja e viktimës Rezarta Tahiraj pohoi se familjarët e viktimës të përfaqësuar nga ajo ia kane besuar drejtësisë fatin e vrasësit.

SHKARKO APP