Skandali i korrupsionit, Rama i kthehet presidentes së PE: Karma is e b….!

Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit në Zvicër, kryeministri Edi Rama foli për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili sipas tij në ditët e sotme ka ndryshuar rrënjësisht dhe në një farë mënyrë është bërë i padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që e shohin BE si të vetmen rrugë.

I pranishëm në panelin Zgjerimi i Horizonteve Europiane, Rama është pyetur në lidhje dhe me skandalin e fundit që ka përfshirë Parlamentin Europian. Duke i kërkuar falje presidentes së PE-së, Metsola që ishte e pranishme në panel, kreu i qeverisë u përgjigj me një shprehje tipike angleze që në shqip mund të paralelizohet me thënien ”çfarë do të mbjellësh do të korrësh”.

“Por për ne dhe për mua kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Edhe nëse nuk do të arrijmë kurrë atje, pjesa e rëndësishme është se do të jemi në gjendje të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në me institucione reale, llogaridhënie reale e kështu me radhë e kështu me radhë. Por, më vjen keq që duhet ta them, kur ky rast korrupsioni doli në Parlamentin Europian, thashë, ‘Karma është K….”, tha Rama.

SHKARKO APP