Skandali me varret në Tufinë, publikohen përgjimet: S’kam mbledh asnjë lek sot, jam zero
Skandali me varrezat në Tufinë, ku qytetarët kundrejt pagesës së punonjësve blinin vende për varre dhe arrinin të legalizonin banesa në mënyrë të jashtëligjshme. Disa muaj hetime nxorën në drite një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive të buta në Bashki, ndërtimet pa leje si dhe ‘prenotimin’ e varreve në Tufinë kundrejt pagesës. Policia e Tiranës dhe prokuroria identifikoi të përfshirë në këtë skemë 12 persona, ku tetë u arrestuan, dy u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Janë përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.
Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga Ardian Miceli për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri. Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “e mbyte”. Një provë tjetër është biseda me personin Julian Cuku Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.
Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”. Po ashtu i thotë “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj Anisa Subashin se ajo është e para e kësaj pune”. Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.
Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda me drejtorin Eljodoir Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh. Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele , një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.
“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Mhilla. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”. Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Mhiilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.
Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o 500 mijë o u dh*e puna” Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla I thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”. Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija. Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Mhilla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mBledhim nai lek mbase si e diel”.
Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2,“Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”. Eljodori i thotë “ Zhani”. Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”. Eljodor Ndini i thotë “ E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.
Mhilla i thotë “ Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”. Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, I ke thënë , mbarova I dhashë kafen , me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”. Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë. /TCH/