Studentët pa lekë: Kemi 4 muaj që presim bursat

Kanë kaluar më shumë se 4 muaj që nga nisja e vitit të ri akademik, por në llogaritë e studentëve nuk është depozituar asnjë bursë. Ema Mecaj, është studente në vitin e parë në fakultetin e mjekësisë. Ajo është një ndër shumë të rinjtë përfitues së bursave.

“Na është thënë nga sekretaria e shkollës se do të hidhen në shkurt, ende nuk i kemi marrë për të gjithë muajt. Bëjnë një vlerësim sa studentë kanë marrë pjesë ne seminare, kështu na kanë thënë”,-thotë ajo për ”Euronews Albania”. Në Universitetin Politeknik të Tiranës, disa studentë i kanë marrë paratë, por jo siç atyre u takon.

Qëndresa Qytetare ka kryer një raport sa i takon bursave, për të paktën tre vitet e fundit. Në të thuhet se ka pasur parregullsi, duke u kaluar paratë në llogaritë e studentëve, me disa muaj vonesë.

SHKARKO APP