Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, automjeti ku ndodhej çifti është përplasur me një tjetër mjet, në të cilin udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 27 vjeç. Përplasja e fortë ka qenë fatale për tre të rinjtë, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulancat, të cilat kanë kryer transportimin e të plagosurve dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike mund të kenë ndikuar në këtë aksident tragjik që ka tronditur mbarë opinionin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?