Tronditet Greqia, vr*tet në burg shqiptari i njohur. Rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm

Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar u qëllua me thikë nga një i dënuar grek. Jani Aliaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, shkruan Kathimerini. Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut. Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Jani Aliaj u arrestua më 3 janar 2025 në Athinë pas 9 vitesh në arrati.

Aliaj u arrestua në Athinë falë bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Ngjarja për të cilën akuzohet Jani Alia u zbardh nga autoritetet shqiptare falë gjurmëve të ADN-së nga bishti i cigares që 47-vjeçari e kishte hedhur në një kosh mbeturinash shumë pranë vendit të ngjarjes.

Sipas vendimeve gjyqësore, Aliaj u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese, pasi hetimet dhe provat e administruara vërtetuan se krimi ishte i paramenduar dhe i lidhur me konflikt të mëparshëm mes palëve. Vendimi për dënimin maksimal u la në fuqi edhe nga shkallët më të larta të gjyqësorit. Vrasja e Elton Çiços në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit tronditi opinionin publik në atë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?