U kap në Vlorë, përdhunuesi serial i dorëzohet Greqisë: S’kam bërë asgjë

Spartak Dyrmishi është 45-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pas thirrjes së fortë nga ministri grek. Ndaj tij ka akuza si abuzues seksual serial. Së fundmi, Dyrmishi abuzoi seksualisht me një të re në një stacion autobusi dhe dhunoi dy vajza të tjera. Menjëherë pas këtij akti, të rejat denconuan në policinë vendase, ndërsa 45-vjeçari u nis në arrati drejt vendlindjes, në Vlorë.

Sipas deklaratës së Policisë shqiptare, Dyrmishi shprehu dëshirën për t’u dorëzuar tek autoritetet greke. Në momentet e arrestimin, ai ka mohuar akuzat. ”Nuk i kam bërë ato që flitet në media apo pretendimet e autoriteteve greke për përdhunime. Skam bërë asgjë nga ato”.

Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. Si rezultat, atëherë i akuzuari për përdhunim mund të jetë i akuzuar për vepra të tjera në Shqipëri.

Në gjendje shoku pasi mori vesh lajmin, nëna e tij dha një deklaratë në polici. ”Për mua ai ka vdekur. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Nuk e dua një fëmijë të tillë. Jam 70 vjeç dhe nuk duroj të flas më për të. Nuk dua të bëj asnjë deklaratë përveç se e kam fshirë dhe as nuk dua ta shoh të vdekur”.

SHKARKO APP