VIDEO/ Efektivët sillen dhunshëm me Lear Kurtin, vonuan edhe dërgimin në spital

32-vjeçari i ndjerë Lear Kurti vijon që të mbajë të mbërthyer politikën, opinionin publik me vdekjen misterioze, por më së shumti pyetja: A u dhunua, pse u pa me shenja dhe pse pranga në spital, ende janë pa përgjigje. Teksa përgjigjet do të zbulohen në ditët të vijim, Prokuroria bën me dije se ka nisur hetimet dhe për këtë po hetohet për ”veprime arbitrare” dhe ”mosdhënie ndihme”.

Një video e publikuar, tregon momentet e fundit të Lear Kurtit. Pamjet tregojnë qartë që policia sillet dhunshëm, si edhe kanë vonuar dërgimin e tij në spital. Duket që policia e ka ndaluar dhe 32-vjeçari është ndjerë keq në trotuar, mirëpo efektivët nuk e kanë dërguar menjëherë në spital, por në Komisariat ku gjendja e tij u përkeqësua.

Nëna e tij thotë se në trupin e pajetë të të birit, ka parë dhunë të tmerrshme. Por sipas autopsisë, 32-vjeçari ka vdekur nga overdoza, dhe jo nga dhuna. Për vdekjen e mistershme janë mbajtur deri më tani dy protesta të vogla nga shoqëria civile dhe të mbështetura nga PD-ja e Sali Berishës dhe nga Partia e Lirisë. Për këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra tre efektivë.

Pas Sali Berishës, edhe Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj Policisë dhe qeverisë për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Teksa akuzon se po tentohet të fshihet e vërteta, për kreun e Partisë së Lirisë, policia sot nuk shihet më si institucion që mbron jetën, por si një kërcënim për ta.

SHKARKO APP