Vrasësi serial i vrau motrën dhe gruan, Erjon Hysa: Dan Hutra kishte lidhje me bandat. Shteti nuk është dukur

Bashkëshorti i viktimës Hasime Dafku e cila u vra nga Dan Hutra edhe pse shtazënë, Erjon Hysa thotë se pas masakrës shteti nuk është dukur në banesën e tyre. Po ashti ai akuzon rëndë Hutrën edhe për përfshirje në grupe kriminale.

“Dan Hutra kishte lidhje me bandat”, tha Erjon Hysa i cili ka ardhur nga Gjermania pasi vrasësi serial i vrau gruan dhe motrën. Ai shton se ndihen të frikësuar.

”Jemi të frikësuar, çfarë nuk pret nga ai lloj robi. Shteti nuk është dukur fare, që atë ditë kur ndodhur krimi nuk ka ardhur asnjë njeri që të na pyesë, as policia, askush. Nga shteti asgjë. Kishte lidhje me bandat”,-tha për ”Tv Klan”.

Gazetari: Keni frikë se ka miq e shokë jashtë?

Erjon Hysa: Po.

Gazetari: Sa i përket ADN-së së fëmijës?

Erjon Hysa: Jemi gati ta bëjmë. Po na vrasin për së dyti me akuzat që po bëjnë, jemi të gatshëm të bëjmë analizat e ADN-së. Ka marrë 3 jetë njerëzisht të pafajshëm, se nusja ishte shtatzënë

SHKARKO APP