Vrasja e dyfishtë për kanabis në 2020, arrestohet 27-vjeçari
2 vite pas krimit të dyfishtë, Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin. Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy kushërinjtë Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn, pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis.
Njoftimi i plotë
Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V.Ç. dhe K.P. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.